I biri i Time dhe Emin Canit. Pas arratisjes së Eminit bashkë me të vëllanë, familjet e tyre, në vitin 1956, u internuan në Lushnjë. Në sektorin bujqësor "29 Nëntori", ku ishin internuar, nga mungesa e ujit, u përhap dizenteria, nga e cila preken motra, Afërdita, 4 vjeçe dhe e gjyshja.
E motra ndërroi jetë në spitalin e Lushnjës, pasi në fermë nuk iu dha ndihmë. Pas një jave, ndërroi jetë edhe gjyshja.
Në vitin 1961, ata internohen në kooperativën e Kryekuqit dhe në vitin 1963, me garancinë e vëllait të së ëmës, që ishte komunist, kthehen në Bilisht, vendin e tyre të origjinës, por duke vazhduar të mbikëqyren nga Dega.
Në vitin 1983, Ideali bashkë me djalin e xhaxhait, Engjëllin dhe familjet e tyre, arratisen nga Shqipëria duke tronditur shtetin shqiptar.