| Idajet Xhakollari | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Idajet Xhakollari |
| Atësia: | Rrapush |
| Vendlindja: | Katundishtë, Përmet |
| Vendbanimi: | Përmet |
| Datëlindja: | 1903 |
| Datë Vdekja: | 1943 |
U lind në Katundishtë të Përmetit më 1903. Është vrarë për motive politike, më 1 tetor 1943.
Sipas familjarëve, Idajeti u pushkatua pa gjyq bashkë me Muke Çibukun dhe djalin e Mukes, nga bandat komuniste të Dashnor Mamaqit dhe Bato Karafilit, me motivin për bashkëpunimin me italianët. Sipas tyre, Idajeti i cili njihej në Përmet me mbiemrin e fshatit, Katundishta, kishte një bar- kafe të ish-klubi i oficerëve në Përmet.
Ende sot, familjarët nuk kanë një varr të tijin.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IX, ISKK: Bedri Blloshmi, Revolta e Qafë Barit dhe terrori komunist 1943-1990 (Tiranë: Geer, 2012), 395, AISKK, F. 1, Viti 2020, D. 125, f. 113
