| Idajet Vesho | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Idajet Vesho |
| Atësia: | Sherif |
| Vendlindja: | Gorican-Kutalli, Berat |
| Gjyqi | |
| Akuza: | Tradhti ndaj atdheut dhe Agjitacion e propagandë |
Sipas familjarëve ka vuajtur 25 vite burg, pjesën më të madhe të të cilave në kamp-burgun e Spaçit, ku i është nënshtruar punës së rëndë që i la pasoja në shëndet.
Fillimisht e dënuan me pushkatim me akuzat tradhti ndaj atdheut dhe agjitacion e propagandë, por më pas dënimi iu kthye në 25 vite heqje lirie. Ishte 19 vjeç kur e arrestuan dhe doli 45 vjeç nga burgu.
Ndërroi jetë në moshën 60-vjeçare si pasojë e sëmundjes në mushkëri nga puna e rëndë në minierat e Spaçit dhe punët e rënda pasi mori lirinë.
