| Ibrahim Matika | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Ibrahim Matika |
| Vendlindja: | Nivicë , Tepelenë |
| Vendbanimi: | Tepelenë |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Pjesëmarrje në organizatë kundër pushtetit, agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" |
| Dënimi: | 2 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 265 |
| Data e Vendimit: | 2/12/1947 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës |
Lindi në Nivicë të Tepelenës, më 21 maj 1928. Me vendim nr. 265, datë 2 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për "pjesëmarrje në organizatë kundër pushtetit" e "agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" dhe e dënoi me 2 vjet heqje lirie, si dhe heqjen e gradës.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 243
