Ibrahim Kubati | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Ibrahim Kubati |
Vendlindja: | Tiranë |
Datëlindja: | 16/3/1937 |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 15/10/1980 |
Akuza: | "Agjitacion e propagandë kundër shtetit" |
Dënimi: | 8 vjet Burg |
Vendimi: | Nr. 40 |
Data e Vendimit: | 31/1/1981 |
Gjykata: | Gjykata e Rrethit të Tiranës |
Data e Lirimit: | 15/11/1982 |
Lindi më 16 mars 1937, në Tiranë. U arrestua më 15 tetor 1980, dhe më 31 janar 1981, me vendim nr. 40, Gjykata e Rrethit të Tiranës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër shtetit» dhe e dënoi me 8 vjet heqje lirie. U fal me dekret nr. 6656, datë 28 tetor 1982, të Presidiumit të Kuvendit Popullor, dhe u lirua më 15 nëntor 1982.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 352