| Hysni Najdeni | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Hysni Najdeni |
| Vendlindja: | Ballancë, Dibër |
| Datëlindja: | 30/5/1890 |
| Datë Vdekja: | 1957 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | “Motive politike“ |
| Dënimi: | 6 muaj Burg |
| Data e Vendimit: | 18/10/1951 |
| Data e Lirimit: | 23/4/1952 |
| Gjyqi i dytë | |
| Dënimi: | 3 muaj Burg |
| Data e Vendimit: | 3/11/1952 |
| Data e Lirimit: | 21/1/1953 |
Lindi më 30 maj të vitit 1890, në fshatin Ballancë të Dibrës së Madhe. Arsimin fillor e kreu në shkollën e parë shqipe të Dibrës, të hapur më 1888. Në zbatim të ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, dhe të udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992 të Këshillit të Ministrave, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi vërtetimin e faktit të dënimit për motive politike prej datës 18 tetor 1951 deri më 23 prill 1952 dhe më 3 nëntor 1952 deri më 21 janar 1953. Vdiq në viti 1957.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2016), 8
Burimi: F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 793
