Vrarë pa gjyq në burgun e Tiranës në vitin 1956. Sigurimi po organizonte një komplot arratisjeje masive nga burgu, në të cilin ishin përfshirë edhe policë. Një nga këta policë i propozon edhe Hysenit të bashkohej me ta, por ai refuzon. Sipas djalit të vëllait të Hysenit, Maksim Rakipaj, që e ka treguar këtë histori në librin "I mbijetuar", pas refuzimit, polici vendos ta eliminojë Hysenin duke e afruar pranë rrethimit me tela me gjemba dhe duke i bërë me shenjë ushtarit të qëllojë me automatik. Hyseni mbeti i vrarë. Familjes iu tha që ishte vrarë në një tentativë arratisjeje.

Burimi: I mbijetuar-Gjalle pas mbytjes se anijes, Maksim Rakipaj, 2 Lindje & 2 Perendime
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.