| Hysen Manofi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Hysen Manofi |
| Vendlindja: | Vidohovë . Korçë |
| Vendbanimi: | Fier |
| Datëlindja: | 10/2/1938 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 27/6/1951 |
| Fundi i Internimit: | 1990 |
| Akuza: | "Motive politike " |
Lindi më 10 shkurt 1938, në Vidohovë të Korçës. U internua dhe dëbua për motive politike. Me vendim nr. 16, 18 gusht 1992, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit dhe dëbimit nga rrethi i Korçës në Shtyllas të Fierit, prej datës 27 qershor 1951 deri më 1990, nga të cilat 5 vjet internim.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 199
