| Hysen Llulla | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Hysen Llulla |
| Atësia: | Bajram |
| Vendlindja: | Krujë |
| Vendbanimi: | Tiranë |
| Datë Vdekja: | 1951 |
I lindur në Krujë, me banim në Tiranë në lagjen e Tabakëve. Bashkë me Qazim Laçin mori pjesë në aksionin e hedhjes së dinamitit në oborrin e Legatës Sovjetike në Tiranë më 19 shkurt 1951. Ai ishte personi i vetëm nga të dy që hodhi dinamitin.
Ishte pjesë e organizatës Bashkimi Kombëtar që e organizoi këtë sulm duke qenë që në atë periudhë në Tiranë po organizoheshin përkujtime për Ushtrinë e Kuqe. Hysen Llulla në atë kohë ishte 25 vjeç.
Organizata u zbulua rastësisht. Hysen Llulla u vra në përpjekje. Të tjerët u arrestuan në datat 3 mars-3 prill 1951 dhe pesë veta, përfshirë Qazim Laçin dhe kreun e organizatës, Sejfulla Shima u dënuan me pushkatim dhe u ekzekutuan më 28 dhjetor 1951.
Fotoja është marrë nga profili i studiuesit Kastriot Dervishi në Facebook.
