| Hysen Bukoshi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Hysen Bukoshi |
| Vendlindja: | Kosovë |
| Datëlindja: | 1/1/1941 |
| Profesioni: | Mësues |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 1957 |
| Akuza: | «Agjitacion e propagandë» |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Vendimi: | 27 dhjetor 1957,Gjykata e Beratit |
Mësues.Lindi më 1 janar të vitit 1941, në fshatin Bukosh të Therandës në Kosovë. U arrestua në Prizren, pas arrestimit të Adem Demaçit dhe të disa anëtarëve të organizatës Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve. Dënimin e vuajti në burgun e Nishit. Pas lirimit, më 1969 u arratis në Shqipëri, bashkë me Ali Boletinin, nipin e Isa Boletinit. U emërua mësues në Berat, ku shumë shpejt fitoi prestigj si mësues e nacionalist. Për këtë arsye, u arrestua më 1975 dhe më 27 dhjetor të po atij viti, Gjykata e Beratit e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe konfiskimin e pasurisë për «agjitacion e propagandë». Një pjesë të dënimit e vuajti në burgun e Ballshit.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 201.
