| Hysen Boce | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Hysen Boce |
| Vendlindja: | Sasaj , Sarandë |
| Gjyqi | |
| Akuza: | «Armik i popullit dhe kriminel lufte» |
| Vendimi: | 11 shtator të vitit 1946, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës |
Lindi në fshatin Sasaj të Sarandës. Më 11 shtator të vitit 1946, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi «armik i popullit dhe kriminel lufte» dhe e dënoi me vdekje dhe «me konfiksimin tanësor të pasurisë së tij të lujtëshme e të pa lujtëshme». Më 13 dhjetor të vitit 1946, Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor të Nënprefekturës së Sarandës urdhëroi sekuestrimin e plotë të pasurisë së tij, të tundshme e të patund-shme.
Burimi: Gazeta Zyrtare, nr. 19, 27 shkurt 1947, f. 8
