| Hyrije Ndreu | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Hyrije Ndreu |
| Atësia: | Rakip |
| Vendlindja: | Dibër |
| Vendbanimi: | Vlorë |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 10/2/1951 |
| Fundi i Internimit: | 30/9/1991 |
| Akuza: | "Motive politike " |
Lindi në Dibër, më 10 maj 1923. Në zbatim të vendimit me nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së dënimit administrativ, më vendim nr. 20, datë 10 shkurt 1993, ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga rrethi Dibër, në rrethin Vlorë, prej datës 10 shkurt 1951, deri më 30 shtator 1991 për çështje politike.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2016),58
