| Selim Brahja | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Selim Brahja |
| Atësia: | Ramazan |
| Vendlindja: | Sauk, Tiranë |
| Datëlindja: | 1890 |
| Datë Vdekja: | 31/8/1943 |
| Vënd Vdekja: | Xhamia e Saukut |
| Ekzekutimi | |
| Data Ekzekutimit: | 31/8/1943 |
| Vendi Ekzekutimit: | Xhamia e Saukut |
| Urdhëruesi / Ekzekutuesi: | Forcat partizane |
Klerik mysliman. Lindi në vitin 1890, në fshatin Sauk të Tiranës. U diplomua për teologji në Turqi. Në vitin 1916, pas përpjekjesh të mëdha, bashkë me Mehmet Efendi Saukun, arritën
të hapin shkollën e parë shqipe në fshat. Mori pjesë aktive në lëvizjen fanoliste të vitit 1924. Në mars të vitit 1940, u arrestua nga italianët dhe u dënua me katër muaj burg. U vra nga partizanët më 31 gusht të vitit 1943, përpara xhamisë së fshatit Sauk.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 84
