Hil Pali | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Hil Pali |
Vendlindja: | Mazrek, Shkodër |
Datëlindja: | 8/4/1929 |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 10/2/1945 |
Akuza: | "Motive politike" |
Dënimi: | 1 vit Burg |
Data e Lirimit: | 10/4/1946 |
Lindi në Mazrek të Shkodrës, më 8 prill 1929. Në zbatim të Ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, të Ligjit nr. 7660, datë 14 janar 1992, si dhe të udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992 të Këshillit të Ministrave, komisioni i ngritur për vërtetimin e vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq në mbledhjen e datës 4 janar 1994, vendosi vërtetimin e faktit të vuajtjes së dënimit për «motive politike» nga ish i dënuari Hil Pjetër Pali nga data 10 shkurt 1945 deri në datën 10 prill 1946.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2015), 177