| Hetem Mezini | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Hetem Mezini |
| Vendlindja: | Milec, Kolonjë |
| Vendbanimi: | Tiranë |
| Datëlindja: | 1934 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 15/3/1950 |
| Fundi i Internimit: | 29/4/1952 |
Lindi në vitin 1934, në Milec të Kolonjës. Në zbatim vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991, të Këshillit të Ministrave, komsioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 21, datë 10 mars 1993, vendosi t’i njohë kohën e internimit për motive politike nga rrethi i Ersekës në Kamzë të Tiranës, prej datës 15 mars të vitit 1950 deri më 29 prill 1952.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 329
