| Hektor Mustafaraj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Hektor Mustafaraj |
| Vendlindja: | Vlorë |
| Datëlindja: | 23/3/1974 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 1974 |
| Fundi i Internimit: | 30/9/1991 |
| Akuza: | "Motive politike " |
Lindi më 23 mars 1974, në Vlorë. U dëbua për motive politike. Me vendim nr. 23, datë 22 maj 1993, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit bashkë me prindërit nga rrethi i Fieit në Çeprat, prej vitit 1974 deri më 30 shtator 1991.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 434
