Hazis Kodraliu | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Hazis Kodraliu |
Vendlindja: | Lunik, Librazhd |
Datëlindja: | 1901 |
Datë Vdekja: | 14/02/1944 |
Vënd Vdekja: | Shëngjergj |
Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
Ekzekutimi | |
Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
Akuza: | "Arsye politike" |
Data Ekzekutimit: | 14/02/1944 |
Vendi Ekzekutimit: | Shëngjergj |
Urdhëruesi / Ekzekutuesi: | Forcat partizane |
Lindi më 1901, në Lunik, Librazhd. Ka qenë anëtar i forcave të Ballit Kombëtar, të drejtuara nga Azis Biçaku dhe Islam Alla. Më 12 shkurt 1944, së bashku me disa banorë të tjerë të fshatit Lunik, është marrë peng nga forcat partizane, të cilët i mbajtën në Orenjë, në shtëpinë e Beqir Ballës. Grupi i pengjeve ishte rreth 25-26 vetë, tre prej tyre – Hazis Kodraliu, Kalem Kodraliu , dhe një tjetër – u pushkatuan në Shëngjergj. Më 18 janar 1994, me vendim nr. 34, Gjykata Librazhd vendosi njohjen e faktit të vrasjes pa gjyq "për arsye politike" më 14 shkurt 1944.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 244