| Haxhi Mullai | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Haxhi Mullai |
| Vendlindja: | Konispol ,Sarandë |
| Datëlindja: | 1908 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Tradhëti ndaj atdheut, duke bërë pjesë në një organizatë armiqësore, pjesëmarrje në bandat e armatosura" |
| Dënimi: | 20 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 93 |
| Data e Vendimit: | 20/7/1961 |
| Gjykata: | Gjykata e Rrethit të Tiranës |
Lindi në Konispol të Sarandës, në vitin 1908. Me vendim nr. 93, datë 20 korrik 1961, Gjykata e Rrethit të Tiranës e dënoi për "tradhëti ndaj atdheut, duke bërë pjesë në një organizatë armiqësore", "pjesëmarrje në bandat e armatosura" dhe "e agjitacionit e propagandë" me 20 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, heqjen e dekoratave të kujtimit, trimërisë dhe çlirimit dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 404
