| Haxhi Mekolli | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Haxhi Mekolli |
| Atësia: | Xhemal |
| Vendlindja: | Arrëz, Devoll |
| Vendbanimi: | Devoll |
| Datëlindja: | 1924 |
| Datë Vdekja: | 1987 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 18/6/1985 |
| Akuza: | "Kriminel lufte" |
| Dënimi: | I perjetshem Burg |
| Vendimi: | Nr. 86 |
| Data e Vendimit: | 8/11/1945 |
| Gjykata: | Gykata Ushtarake e Korçës |
| Data e Lirimit: | 19/7/1959 |
| Gjyqi i dytë | |
| Data e Arrestimit: | 2/11/1959 |
| Akuza: | "Tentativë arratisjejeje" |
| Dënimi: | 25 vjet Burg |
| Hetuesi: | Petro Tasellari ne DPB Korce |
| Vendimi: | Nr. 6 |
| Data e Vendimit: | 13/2/1960 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Tiranës |
| Data e Lirimit: | 12/11/1980 |
| Dënimi | |
| Burgu: | Burgu i Spaçit |
Lindi në Devoll, në vitin 1924 (sipas Kastriot Dervishit, 1923). Me vendim nr. 86, datë 8 nëntor 1945, Gykata Ushtarake e Korçës e deklaroi "kriminel lufte" dhe e dënoi me vdekje. Më vonë dënimi iu kthye në burgim të përjetshëm.
U lirua në korrik të vitit 1959 dhe u internua. Tentoi të arratisej, bashkë me shokun e tij, Sami Dangëllia, por më 2 nëntor 1959, u kapën dhe u arrestuan.
Me vendim nr. 6, datë 13 shkurt 1960, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për "tentativë arratisjejeje" dhe e dënoi me 25 vjet heqje lirie, konfiskim të pasurisë, si dhe humbjen e të drejtave civile e politike për 5 vjet kohë.
U lirua nga burgu i Spaçit më 12 nëntor 1980.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 268
