| Haxhi Kusi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Haxhi Kusi |
| Vendlindja: | Sukth, Shijak |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Ka hedhur parulla në popull" |
| Dënimi: | 8 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 10/3/1947 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Tiranës |
Lindi më 1906, në Sukth, Shijak. Më 10 mars 1947, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi se duke qenë i prekur nga reforma agrare, "ka hedhur parulla në popull", me kohën e paraburgimit dhe 2 vjet me kusht. Më 29 dhjetor 1969, Gjykata e Durrësit, e dënoi për "agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" , me 8 vjet burg.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2016), 416
