Haxhi Bektashi | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Haxhi Bektashi |
Atësia: | Hafiz Muhamet |
Vendlindja: | Shkodër |
Datëlindja: | 1883 |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 1947 |
Akuza: | «Agjitacion e propagandë» |
Dënimi: | 10 vjet Burg |
Klerik i lartë musliman, pedagog, prijës i tarikatit Tixhani për Shkodrën.Lindi në Shkodër, më 1883. Kreu shkollën qytetëse dhe të mesmen administrative. Studimet teologjike i bëri me myderrizë të njohur shkodranë, si Haxhi Hysen ef. Vuthi etj. Në Kongresin II Musliman të Shqipërisë (1926) mori pjesë si delegat i Shkodrës. Më 1929 u emërua vaiz (predikues) në prefekturën e Shkodrës e më vonë edhe myderriz e profesor në medrese. U arrestua në vitin 1947 për agjitacion e propagandë dhe u dënua me 10 vjet heqje lirie. U lirua më 1954 dhe vdiq katër vjet më vonë, më 1958, në Shkodër.
Burimi: 100 personalitete shqiptare të kulturës islame: shekulli XIX-XX, Komuniteti Mysliman i Shqi-përisë, Tiranë, 2012, f. 136-139.