| Hasan Plaku | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Hasan Plaku |
| Datëlindja: | 1921 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Agjitacion e propagandë" |
| Dënimi: | 12 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 3 |
| Data e Vendimit: | 30/1/1967 |
| Gjykata: | Gjykata e Qarkut të Durrësit |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 1949 |
| Fundi i Internimit: | 1954 |
| Akuza: | "Motive politike" |
Lindi më 1921, në Konispol të Sarandës. U internua për motive politike. Me vendim nr. 28, datë 18 prill 1994, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga Konispoli në Kamëz, prej vitit 1949 deri më 1954. Me vendim nr. 3, datë 30 janar 1967, Gjykata e Qarkut të Durrësit e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me 12 vjet burg.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 327
