| Hasan Nivica | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Hasan Nivica |
| Vendlindja: | Tepelenë |
| Datëlindja: | 1899 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 4/4/1953 |
| Akuza: | "Agjitacion e propagandë kundër shtetit" |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 288, |
| Data e Vendimit: | 29/8/1953 |
| Gjykata: | Gjykata e Rrethit të Vlorës |
| Data e Lirimit: | 25/11/1959 |
Lindi në vitin 1899, në Tepelenë. U arrestua më 4 prill 1953 dhe, me vendim nr. 288, datë 29 gusht 1953, Gjykata e Rrethit të Vlorës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër shtetit», dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe konfiskimin e pasurisë. U lirua më 25 nëntor të vitit 1959.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 120.
