| Hasan Dine | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Hasan Dine |
| Vendlindja: | Maqellarë, Peshkopi |
| Datëlindja: | 1915 |
| Profesioni: | Oficer |
| Datë Vdekja: | 2/11/1944 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | “Motive politike“ |
| Data e Vendimit: | 5/09/1992 |
| Ekzekutimi | |
| Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
| Data Ekzekutimit: | 2/11/1944 |
Oficer. Maqellarë, Peshkopi 1915 (sipas disa burimeve, viti i lindjes është 1902) -Tiranë 2 nëntor 1944. Gjatë betejës së Tiranës dhe largimit të gjermanëve, partizanët e rrëmbejnë nga shtëpia dhe e pushkatojnë pa gjyq, më 2 nëntor 1944. Trupi iu gjet mes intelektualëve të tjerë në të ashtuquajturën masakra e Hotel Bristolit, në bodrumet e të cilit, u identifikuan kufomat e 12 personave. Nuk i është gjetur varri. Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi, më 5 shtator 1992, njohjen e faktit të "vrasjes pa gjyq, për motive politike, më 2 nëntor 1944". Dekoruar me Urdhrin Nderi i Kombit, si intelektual i Tiranës.
