| Hariklija Manromati | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Hariklija Manromati |
| Vendlindja: | Gjirokastër |
| Vendbanimi: | Lushnje |
| Datëlindja: | 16/9/1895 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 28/1/1950 |
| Fundi i Internimit: | 28/12/1956 |
Lindi në Gjirokastër, më 16 shtator 1895. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991, të Këshillit të Ministrave,komisioni i krijuar për vërtetimin e kohëssë vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 26, datë 11 dhjetor 1993, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga Sopiku i Gjirokastrës, në Valias të Tiranës e në Lushnjë, prej datës 28 janar 1950 deri më datë 28 dhjetor të vitit 1956.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 200
