| Hanife Pali | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Hanife Pali |
| Atësia: | Adem |
| Vendlindja: | Beçisht |
| Datëlindja: | 9/1/1953 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 30/11/1956 |
| Fundi i Internimit: | 1973 |
| Akuza: | "Motive politike" |
Lindi në Beçisht, më 9 janar 1953. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 25, datë 23 qershor 1993, ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga rrethi Tiranë, në rrethin Përmet, prej datës 30 nëntor 1956, deri në vitin 1973, për çështje politike për shtetasin Hanife Adem Pali.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2015), 176
