| Hamza Pobrati | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Hamza Pobrati |
| Atësia: | Islam |
| Vendbanimi: | Berat |
| Datëlindja: | 27/12/1919 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Armik të popullit, ka kryer veprime sabotazhi kundër pushtetit popullor, ka bërë propagandë kundër integritetit taksor të vendit, ka zhvilluar propagandë përçarëse në repartin e tij dhe ka organizuar grupe në ushtri për dezertim" |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 90 |
| Data e Vendimit: | 2/10/1946 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës |
| Data e Lirimit: | 1948 |
| Gjyqi i dytë | |
| Data e Arrestimit: | 1986 |
| Akuza: | "Përkrahje pas kryerjes së krimit, agjitacion e popagandë kundër shtetit" |
| Dënimi: | 16 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 10 |
| Data e Vendimit: | 30/1/1986 |
| Gjykata: | Gjykata e Beratit |
Lindi më 27 dhjetor 1919, në Berat. Me vendim nr. 90, 2 tetor 1946, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi «armik të popullit, ka kryer veprime sabotazhi kundër pushtetit popullor, ka bërë propagandë kundër integritetit taksor të vendit, ka zhvilluar propagandë përçarëse në repartin e tij dhe ka organizuar grupe në ushtri për dezertim», ndaj dhe e dënoi me 10 vjet burg dhe humbjen e të drejtave politike baraz me kohën e dënimit. Më 1948, iu fal pjesa e mbetur e dënimit. U arrestua sërish më 1986 dhe, me vendim nr. 10, datë 30 janar 1986, Gjykata e Beratit e deklaroi fajtor për «përkrahje pas kryerjes së krimit, agjitacion e popagandë kundër shtetit», dhe e dënoi me 16 vjet burg.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 334
