| Hamza Cungu | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Hamza Cungu |
| Atësia: | Selim |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 7/5/1966 |
| Dënimi: | 25 vjet Burg |
| Vendimi: | nr.34 |
| Data e Vendimit: | 10/9/1966 |
| Gjykata: | Gjykata e Qarkut Shkodër |
Hamza Selim Cungu, 48 vjeç, u arrestua më 7 maj 1966 dhe u gjykua bashkë me një grup të pandehurish në shtator 1996. Akuzat kryesore ishin ato që kishin të bënin me nenet 72 (sabotimi), 73 (agjitacioni e propaganda) dhe 64 (tradhtia ndaj atdheut) të Kodit Penal. Goditja e këtij “grupi” bëhej në kuadër të planeve të regjimit për luftën kundër fesë.
Pjesëtarët e “grupit” bënin pjesë në sektin Tixhani. Gjyqi ndaj këtij grupi u bë publik. Procesi gjyqësor u zhvillua në sallën e Shkollës Pedagogjike. Me vendimin nr.34, datë 10.9.1966 Gjykata e Qarkut Shkodër e dënoi me 25 vjet heqje lirie dhe konfiskim të pasurisë.
Burimi: Kastriot Dervishi
