Hamid Merlika | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Hamid Merlika |
Vendlindja: | Krujë |
Vendbanimi: | Krujë |
Datëlindja: | 1883 |
Datë Vdekja: | 14/5/1953 |
Arsyeja e Vdekjes: | Vdekje ne burg |
Rrethanat e Vdekjes: | Burg |
Lindi në Krujë, në vitin 1883. Me vendim nr. 75, datë 15 maj 1948, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi "armik të popullit" dhe e dënoi me 20 vjet privim lirie. Me vendim nr. 3, datë 10 mars 1949, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor si "pjesëmarrës në një organizatë politike kundër pushtetit" dhe e dënoi me 7 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave elektorale për 2 vjet kohë. Vdiq në burg, më 14 maj të vitit 1953.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 300