| Hamid Grablleshi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Hamid Grablleshi |
| Vendlindja: | Tiranë |
| Vendbanimi: | Tiranë |
| Datëlindja: | 6/1/1897 |
| Datë Vdekja: | 2/11/1944 |
| Ekzekutimi | |
| Akuza: | "Motive politike" |
| Data Ekzekutimit: | 2/11/1944 |
Lindi në Tiranë, më 6 janar 1897. Më 4 janar 1992, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, kur mungojnë dokumentat, vërtetoi vrasjen e tij pa gjyq për motive politike, më 2 nëntor 1944.
Burimi: Aiskk, F. 1, Viti 2013, D. 10, F. 165-166
