| Hamdi Gjoni | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Hamdi Gjoni |
| Atësia: | Sako |
| Vendlindja: | Dukat, Vlorë |
| Datëlindja: | 1917 |
| Datë Vdekja: | 25/11/1949 |
| Ekzekutimi | |
| Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
| Data Ekzekutimit: | 25/11/1949 |
Lindi më 1917, në Dukat, Vlorë. Më 15 maj 1945, me vendim nr. 19, Gjykata Ushtarake Vlorë e dënoi si “kriminel lufte”, me 7 vjet burg, humbjen e të drejtave politike për aq kohë dhe konfiskim pasurie. Më 5 shkurt 1946, me vendim nr. 28/9, Komiteti Ekze-kutiv i Nënprefekturës së Vlorë urdhëroi "sekuestrimin e gjithë pasurisë të tund-shme dhe të patundshme të kriminelit të luftës H. Gj., nga Dukati". Më 25 nëntor 1949, me vendim nr. 201, Gjykata e Lartë e Kolegjit Ushtarak e dënoi për “pjesëmarrje në një grup kundër pushtetit popullor“, me pushkatim, humbjen e të drejtave përgjithmonë dhe konfiskim pasurie.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2014, D. 10, FL. 49-51; Gazeta Zyrtare, 30 maj 1946, f. 8
