| Hamdi Çeprati | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Hamdi Çeprati |
| Atësia: | Hair |
| Vendbanimi: | Vlorë |
| Datëlindja: | 1908 |
| Datë Vdekja: | 1946 |
| Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
| Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
Hamdiu, djali i Hair dhe Nazife Çepratit është pushkatuar nga partia komuniste në 19 qershor të vitit 1946. Hamdiu ishte drejtues i çetës balliste të Vlorës, e cila kishte kryer aksione të armatosura kundër pushtuesve italianë dhe aksionin më të rëndësishëm e kreu kundër një autokollone gjermane te Qafa e Llogarasë, të cilën e mbajti me zjarr për dy orë. Mirëpo Hysni Kapo, i cili i njihte shumë mirë trimëritë e kësaj çete, duke zbatuar porositë e udhëheqjes së Partisë Komuniste, më 1946 dha urdhër që të arrestoheshin e të pushkatoheshin 11 luftëtarët më të shquar të ish-çetës balliste të Vlorës, bashkë me drejtuesin e saj Hamdi Çepratin. Duhej fshirë nga kujtesa lufta heroike e asaj çete, ashtu si dhe e gjithë veprimtaria atdhetare e ballistëve
