| Halit Morina | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Halit Morina |
| Vendlindja: | Mitrovicë , Kosovë |
| Datëlindja: | 1920 |
| Datë Vdekja: | 6/8/1948 |
| Ekzekutimi | |
| Akuza: | "Ka qenë pjesëtar i çetës kriminale të Abdyl Ferizit dhe Rexhep Kosovës, më vonë si ballist ka marrë pjesë në të gjitha operacionet kundër partizanëve në Fier dhe Mallakastër " |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Fierit |
| Vendimi: | Nr. 2 |
| Data Ekzekutimit: | 6/8/1948 |
Lindi më 1920, në Mitrovicë të Kosovës. Me vendim nr. 2, datë 6 gusht 1948, Gjykata Ushtarake e Fierit e deklaroi "armik të popullit dhe kriminel lufte, se ka kryer këto faje: ka qenë pjesëtar i çetës kriminale të Abdyl Ferizit dhe Rexhep Kosovës, më vonë si ballist ka marrë pjesë në të gjitha operacionet kundër partizanëve në Fier dhe Mallakastër etj."6, ndaj e dënoi me vdekje dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 374
