| Halit Mema | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Halit Mema |
| Vendlindja: | Shëngjergj |
| Vendbanimi: | Tepelenë |
| Datëlindja: | 4/10/1933 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 30/3/1948 |
| Fundi i Internimit: | 30/11/1949 |
| Akuza: | "Motive politike " |
Lindi më 4 tetor 1933, në Shëngjergj. U internua për motive politike. Me vendim nr. 23, datë 22 maj 1993, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit bashkë me prindërit nga rrethi Tiranë në rrethin Tepelenë, prej 30 marsit të vitit 1948 deri më 30 nëntor 1949.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 274
