| Halit Lusha | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Halit Lusha |
| Vendlindja: | Peshkopi |
| Vendbanimi: | Peshkopi |
| Datëlindja: | 1941 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Tradhëti ndaj atdheut, agjitacion e propagandë" |
| Dënimi: | 25 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 76 |
| Data e Vendimit: | 19/8/1958 |
| Gjykata: | Gjykata e Lartë Ushtarake |
Lindi më 1941, në Peshkopi. Më 19 gusht 1958, me vendim nr. 76, Gjykata e Lartë Ushtarake e deklaroi fajtor për "tradhëti ndaj atdheut" dhe për "agjitacion e propagandë" dhe e dënoi me 25 vjet burg, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 121
