| Halit Hafisllari | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Halit Hafisllari |
| Vendlindja: | Vërdovë, Korçë |
| Datëlindja: | 1908 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Tentativë arratisjeje dhe mosdenoncim krimi” |
| Dënimi: | 15 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 15, 6 gusht 1957, Gjykata Lartë, Kolegji Ushtarak |
Lindi më 1908, në Vërdovë, Korçë. Më 11 qershor 1946, me vendim nr. 114, Gjykata Ushtarake Korçë e dënoi si “anëtar i Ballit Kombëtar” me 30 vjet burg. Më 6 gusht 1957, me vendim nr. 15, Gjykata Lartë, Kolegji Ushtarak e dënoi për “tentativë arratisjeje dhe mosdenoncim krimi”, me 15 vjet burg, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2014, D 8. Fl. 463-464
