| Halim Xhelo (Koçiu) | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Halim Xhelo (Koçiu) |
| Atësia: | Xhelo |
| Vendlindja: | Dukat, Vlorë |
| Vendbanimi: | Tiranë1 |
| Datëlindja: | 1923 |
| Profesioni: | Ushtarak |
| Datë Vdekja: | 1973 |
| Rrethanat e Vdekjes: | Burg |
Halim Xhelo (Koçiu/Neloj) u lind në Dukat, Vlorë, më 1923. Ushtarak. Kreu shkollën tregtare, Vlorë; pas lufte kreu studime ushtarake në Bashkimin Sovjetik. Gjatë luftës, doli partizan, drejtues në Brigadën V, një formacion ushtarak që kreu shumë masakra ndaj popullsisë civile shqiptare.
Babai i tij, Xhelo Koçiu, u rreshtua me Ballin Kombëtar dhe u largua nga Shqipëria, kur
komunistët morën pushtetin.
Më 1966, i shkroi Enver Hoxhës një letër anonime, ku ankohej për gjendjen e vështirë ekonomike në vend. Arrestohet më 8 shkurt 1966, vdiq
në burgun e Burrelit, më 1973.
Burimi: Aranit Hoxha, Gjëmat e komunizmit në trevën e Vlorës (Vlorë: Triptik, 2013), 68, 110.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IX (Tiranë: ISKK, 2020), 51
