| Halit Kalanxhi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Halit Kalanxhi |
| Atësia: | Haxhi |
| Vendlindja: | Hondishtë, Pogradec |
| Datëlindja: | 1930 |
| Datë Vdekja: | 3/2001 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | “Tradhti ndaj atdheut me anë të arratisjes” |
| Dënimi: | 8 vjet burg Burg |
| Vendimi: | nr. 26 |
| Data e Vendimit: | 27/7/1957 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Korçës |
Lindi në vitin 1930, në fshatin Hondishtë të Pogradecit. I ati i tij, Riza Kalanxhi, ishte arratisur më 1952 nga Shqipëria dhe mbeti jashtë deri sa ndërroi jetë në Stamboll më 1985.
Më 27 korrik 1957, me vendimin nr. 26, Gjykata Ushtarake e Korçës e dënoi Halit Kalanxhi për “tradhti ndaj atdheut me anë të arratisjes” dhe e dënoi me 8 vjet burg dhe humbjen e së drejtës elektorale për 1 vit kohë. Më 12 gusht 1957, me vendimin nr. 13 të Kolegjit Ushtarak të Gjykatës së Lartë, iu ul dënimi në 6 vjet burg dhe humbjen e së drejtës elektorale për 1 vit kohë.
Burimi: Fondi 1, viti 2014, dosja 15, fl. 81-82.
