| Halil Meta | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Halil Meta |
| Vendlindja: | Tiranë |
| Vendbanimi: | Tiranë |
| Datëlindja: | 1926 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Bashkëpunëtor i aparatit terroristSS Gjerman në Jugosllavi" |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 315 |
| Data e Vendimit: | 29/9/1945 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Tiranës |
| Gjyqi i dytë | |
| Data e Arrestimit: | 5/8/1957 |
| Akuza: | "Tradhëti ndaj atdheut" |
| Dënimi: | 20 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 141 |
| Data e Vendimit: | 22/10/1957 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Tiranës |
| Data e Lirimit: | 1972 |
Lindi në Tiranë, në vitin 1926. Me vendim nr. 315, datë 29 shtator 1945, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor si "bashkëpunëtor i aparatit terroristSS Gjerman në Jugosllavi" dhe e dënoi me 10 vjet burg, humbjen e të drejtave civile e politike, si dhe konfiskimin e pasurisë. U arrestua sërish më 5 gusht 1957, dhe me vendim nr. 141, datë 22 tetor 1957, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për "tradhëti ndaj atdheut" dhe e dënoi me 20 vjet burgim, konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. Me dekret nr. 2548, datë 27 nëntor 1957, të Presidiumit të Kuvendit Popullor, iu falet ¼ e dënimit. U lirua më 26 maj të vitit 1972.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 315
