| Haki Myftarlli | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Haki Myftarlli |
| Atësia: | Osman |
| Vendlindja: | Zemblak, Korçë |
| Vendbanimi: | Korçë |
| Datëlindja: | 1907 |
| Datë Vdekja: | 21/3/1952 |
| Arsyeja e Vdekjes: | Vdekje ne burg |
| Rrethanat e Vdekjes: | Burg |
Lindi në Zemblak të Korçës, në vitin 1907. U arrestua më 18 mars 1951 dhe, me vendim nr. 100, datë 16 qershor 1951, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor për «bashkëpunim me diversantë». Sipas familjarëve, pjesë e akuzave ishte dhe trafikimi i floririt. U dënua me 15 vjet heqje lirie me punë të deyruar, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, si dhe humbjen e të drejtave civile për 5 vjet kohë.
Vdiq në burg, më 21 mars të vitit 1952.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2015), 444; Familja
