Haki Isufi | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Haki Isufi |
Vendlindja: | Pogradec |
Datëlindja: | 1928 |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 2/01/1949 |
Akuza: | "Kalim pa pasaportë" dhe për "dhënie informatash" |
Dënimi: | 5 vjet Burg |
Gjyqi i dytë | |
Akuza: | "Tradhti ndaj atdheut"," dhe "motive politike" |
Dënimi: | 36 vjet Burg |
Data e Vendimit: | 4/02/1955 |
Gjykata: | Gjykata e Mirditës |
Lindi më 1928, në Pogradec. Arrestuar më 2 janar 1949. Më 24 shtator 1949, u dënua për "kalim pa pasaportë" dhe për "dhënie informatash", dënua me pesë vjet burg dhe 200 lekë gjobë. Më 4 shkurt 1955, Gjykata e Lartë, Kolegji Ushtarak, e dënoi për "tradhti ndaj atdheut", me 25 vjet burg, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave të tij. Më 18 korrik 1975, Gjykata e Mirditës e dënoi për "agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor", me 10 vjet burg. Vuajti 36 vjet burg "për motive politike", pa mundur të krijonte dot familje.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 13-14; Agim Musta, Dosjet e gjalla, Tiranë: Sh.B. Bilal Xheferri, 1995, 169-70