| Haki Hoxha | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Haki Hoxha |
| Atësia: | Adem |
| Vendlindja: | Tropojë |
| Datëlindja: | 19/2/1962 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 3/1986 |
| Akuza: | "Tradhti ndaj atdheut" |
| Dënimi: | 12 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 21 |
| Data e Vendimit: | 12/7/1986 |
| Gjykata: | Gjykata e Kukësit |
| Data e Lirimit: | 9/1990 |
Haki Hoxhaj, tani Hoxha lindi më 1962, në Tropojë. Më 12 korrik 1986, me vendim nr. 21, Gjykata e Kukësit e dënoi për «tradhti ndaj atdheut», me 12 vjet burg dhe me humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet. U dënua bashkë me të vëllanë, Iljaz Hoxha, në grup. Ka vuajtur dënimin në kampet e Spaçit, Qafë-Barit dhe burgun e Burrelit.
Në Qafë-Bari ka qenë nga shtatori 1986 deri në nëntor 1987, kur e transferuan në burgun e Burrelit. Në Burrel qëndroi deri në prill 1990. Më pas e transferuan në kaush në burgun "Jordan Misja" të Tiranës. U lirua në shtator 1990, pak ditë para vizitës në Shqipëri të Sekretarit të OKB-së, Peres de Cuelar.
Edhe vëllai i tyre i madh, ka vuajtur burgu politik nga viti 1979 deri në vitin 1990.
Në familjen e tyre kanë pasur edhe dy xhaxhallarë të pushkatuar.
