Lindi më 8 tetor të vitit 1898, në Shkodër. Shkollën e mesme e kreu në Stamboll. Më 1945 i pushkatuan të vëllanë, Maliq Bushatin. Po këtë vit u arrestua dhe ai. Më 30 qeshor 1945, Komiteti Ekzekutiv i Këshillit të Prefekturës së Shkodrës, urdhëroi sekuestrimin e gjithë pasurisë së tij të patundshme. U lirua më 1946, por pesë vjet më vonë, më 1951, u arrestua sërish. U lirua më 1960.

 

Burimi: Gazeta Zyrtare, nr. 106, 21 nëntor 1946, f. 5.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.