Hajri Pashaj | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Hajri Pashaj |
Atësia: | Zenel |
Vendlindja: | Hekal, Mallakastër |
Vendbanimi: | Mallakastër |
Datëlindja: | 8/12/1944 |
Datë Vdekja: | 24/05/1973 |
Vënd Vdekja: | Spaç |
Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
Rrethanat e Vdekjes: | Burg |
Ngjarja i përfshirë: | Revolta e burgut të Spaçit |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 7/1960 |
Data e Lirimit: | 1962 |
Gjyqi i dytë | |
Data e Arrestimit: | 17/4/1965 |
Dënimi: | 15 vjet Burg |
Prokurori: | Mina Niço |
Vendimi: | Nr.76 |
Data e Vendimit: | 15/7/1965 |
Gjykatësi: | Mit’hat Goskova |
Gjykata: | Gjykata e Rrethit Tiranë |
Ekzekutimi | |
Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
Data Ekzekutimit: | 24/05/1973 |
Vendi Ekzekutimit: | Spaç |
I burgosur politik. Ekzekutuar për pjesëmarrje në revoltën e Spaçit, 1973. Lindi më 1944, në Hekal, Mallakstër. Nderuar me Dekoratën e Artë të Shqiponjës (pas vdekjes), 4 dhjetor 2015.
U dënua gjithsej tri herë nga regjimi komunist. Herën e parë kur u dënua ishte vetëm 16 vjeç. U akuzua për tradhti ndaj atdheut. Vuajti 16 muaj burg, pasi u lirua nga një amnisti në vitin 1962.
Herën e dytë u arrestua më 17.4.1965 kur kryente shërbimin ushtarak. Kishte biseduar me një shok për arratisje, por nuk mundi ta realizojë. Midis të tjerash në vendim thuhej: “Ka pasur urrejtje marshi pushtetit popullor, për shkak se babai i tij ka vdekur në burg dhe vetë ka qenë i dënuar për krime kundër shtetit. Si i tillë ai që nga muaji shkurt-mars 1963, ka menduar dhe vendosur të arratiset në një shtet të huaj”. Vepra cilësohej “shoqërisht shumë e rrezikshme”. Mbrojtja e të pandehurit pretendoi se duhej të akuzohej në bazë të nenit 73/1 dhe jo të nenit 64, sepse nuk ishte konsumuar krimi. U dënua me 12 vjet heqje lirie.
Më 21 maj 1973, të burgosurit e Spaçit, 500-600 vetë, u ngritën në revoltë kundër regjimit. Ata u grumbulluan në sheshin e burgut dhe tarracat e godinave dhe mbanin fjalime e recitonin poezi kundër regjimit. Ata hodhën parrulla si “Rroftë Shqipëria e Lirë!”, “Ja vdekje ja liri!”, “Ushtria është me ne!” , “Populli është me ne dhe kundër jush!”, “Ju jeni kriminela!”, “Do t’ju djegim si Stalini!”, “Poshtë komunistët!”, “Rroftë Europa e lirë!” etj. Më 22 maj ‘73, të burgosurit ngritën një flamur të kuq me shqiponjën pa yll. Ata u përleshën me forcat e policisë dhe Sigurimit, në fund revolta u shtyp me dhunë.
U arrestuan 70 veta, 12 prej të cilëve u gjykuan e dënuan brenda ditës, katër prej tyre me vdekje dhe tetë me 25 vite burg. Vendimi u ekzekutua brenda disa orëve. Hajri Pashaj ishte ndër protagonistët e revoltës. U dënua me pushkatim pas saj.