Hajri Mane | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Hajri Mane |
Vendlindja: | Konispol , Sarandë |
Vendbanimi: | Sarandë |
Datëlindja: | 1919 |
Datë Vdekja: | 31/5/1961 |
Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
Ekzekutimi | |
Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
Akuza: | "Tradhëti ndaj atdheut. organizim bandash të armatosura. agjitacion e propagandë" |
Data Ekzekutimit: | 31/5/1961 |
Ushtarak. Lindi në Konispol të Sarandës, në vitin 1919. U arrestua më 28 korrik 1960 si anëtar i të ashtuquajturit "grupi i Teme Sejkos dhe Tahir Demit". Me vendim nr. 5, datë 15 maj 1961, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për "tradhëti ndaj atdheut", për "organizim bandash të armatosura" dhe për "agjitacion e propagandë", dhe e dënoime vdekje, me pushkatim, konfiskimin epasurisë, humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë, si dhe heqjen e gradës dhe të dekoratave. U ekzekutua më 31 maj 1961, bashkë me Teme Sejkon, Tahir Demin dhe Abdyl Resulin.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 192