| Hajri Kuçi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Hajri Kuçi |
| Vendlindja: | Berat |
| Datëlindja: | 1913 |
| Vënd Vdekja: | Burgu i Beratit |
| Arsyeja e Vdekjes: | Vdekje ne burg |
| Rrethanat e Vdekjes: | Burg |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 26/11/1946 |
| Akuza: | "Armik i popullit" |
| Dënimi: | 20 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 1 |
| Data e Vendimit: | 5/1/1948 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Elbasanit |
| Gjyqi i dytë | |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 819 |
| Data e Vendimit: | 27/4/1949 |
Lindi më 1913, në Berat. U arrestua më 26 nëntor 1946, dhe më 5 janar 1948, me vendim nr. 1, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi fajtor, se si «armik i popullit se ka kryer këto faje: ka qenë anëtar i Komitetit Qarkor, ka marrë pjesë në mbledhjet e Komitetit Qarkor qysh nga viti 1945 në bashkëpunim më të tjerë, ka marrë përsipër të ngrerë organizatën në Skrapar dhe të mbajë lidhje me të arratisurit» dhe e dënoi me 20 vjet privim lirie me punë të detyruar, konfiskimin e pasurisë së tij të tundshme e të patundshme dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. Me Dekretin nr. 819, datë 27 prill 1949, të Presidiumit të Kuvendit Popullor, dënimi iu zbrit në 10 vjet privim lirie me punë të detyruar. Vdiq në burgun e Beratit.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 357
