| Hajdar Meta | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Hajdar Meta |
| Atësia: | Sadik |
| Datëlindja: | 8/6/1933 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 3/5/1966 |
| Dënimi: | 25 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 10/9/1966 |
| Gjykata: | Gjykata e Qarkut Shkodër |
U lind më 8 qershor 1933. U arrestua në 3 maj 1966.
U gjykua bashkë me një grup personash në Shkodër. Goditja e këtij “grupi” bëhej në kuadër të planeve të regjimit për luftën kundër fesë. Akuzat kryesore ishin ato që kishin të bënin me nenet 72 (sabotimi), 73 (agjitacioni e propaganda) dhe 64 (tradhtia ndaj atdheut) të Kodit Penal.
Me vendimin nr.34, datë 10.9.1966 Gjykata e Qarkut Shkodër e dënoi me vdekje (pushkatim).
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendimin nr.143, datë 30.9.1966, Hajdar Metës ia ktheu dënimin me 25 vjet burgim. Nga këto kreu 21 vite burg.
Burimi: Kastriot Dervishi
Burimi: Fjalori enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist – VËLLIMI V
