| Hajdar Hamitaj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Hajdar Hamitaj |
| Vendlindja: | Hekal, Mallakastër |
| Datëlindja: | 1880 |
| Datë Vdekja: | 22/9/1945 |
| Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Armik i popullit dhe kriminel lufte", "pjesëtar i organizatës së Ballit Kombëtar" |
| Vendimi: | Nr. 87/100, 22 shtator 1945, Gjykata Ushtarake Fier |
| Ekzekutimi | |
| Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
| Data Ekzekutimit: | 22/9/1945 |
Lindi më 1880, në Hekal, Mallakastër. U pushkatua më 1945 për motive politike. Sipas regjistrit të gjendjes gjyqësore, H. H. rezulton të jetë dënuar dy herë, brenda një muaji, për të njëjtën akuzë, nga e njëjta gjykatë ushtarake, e cila ka dhënë dënime të ndryshme. Më 19 gusht 1945, me vendim nr. 36/46, Gjykata Ushtarake Fier e dënoi si "armik i popullit dhe kriminel lufte", me burgim të përjetshëm, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektoral. Më 22 shtator 1945, me vendim nr. 87/100, Gjykata Ushtarake Fier e dënoi si "armik i popullit dhe kriminel lufte" me vdekje, konfiskim pasurie.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2014, D 8. Fl. 737-738; Liria, 23 shkurt 1994
