| Hajdar Balla | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Hajdar Balla |
| Vendlindja: | Babje , Librazhd |
| Datëlindja: | 1871 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 26/8/1946 |
| Akuza: | «Armik i popullit dhe sabotator i pushtetit» |
| Dënimi: | 20 vjet Burg |
| Vendimi: | 28 dhjetor Gjykata Ushtarake e Elbasanit, |
Lindi në vitin 1871, në fshatin Babje të Librazhdit. U arrestua më 26 gusht 1946. Më 28 dhjetor të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi «armik i popullit dhe sabotator i pushtetit» dhe e dënoi me 20 vjet heqje lirie. Për këtë arsye, më 1947, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Librazhdit urdhëroi sekuestrimin e gjithë pasurisë së tij, të luajtshme e të palu-ajtshme. Vdiq në burgun e Gjirokastrës, më 24 shkurt të vitit 1952.
Burimi: Dëshmi, Republika Popullore Socialiste e Shq-ipërisë, Gjykata e Lartë, Regjistri i Gjendjes Gjyqësore, Tiranë, 2. 4. 1992;
