| Hafiz Kraja | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Hafiz Kraja |
| Atësia: | Ali |
| Vendlindja: | Shkodër |
| Datëlindja: | 1900 |
| Datë Vdekja: | 1973 |
| Gjyqi | |
| Dënimi: | 25 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 8/06/1947 |
| Data e Lirimit: | 12/10/1965 |
Klerik i lartë mysliman. U lind në Shkodër, në vitin 1900. Studimet e larta teologjike i kreu në Universitetin El-Ez-heri në Kajro 1924. Në vitin 1943 u internua në Porto Palermo si antiitalian. Më 1947 u dënua me vdekje, por duke përfituar nga një amnisti, u dënua me burgim të përjetshëm, dënim që më 8 qershor 1947 iu kthye në 25 vjet heqje lirie. Zbritje dënimi përfitoi edhe nga një amnisti e dytë, kështu që u lirua më 12 tetor 1965. Vdiq më 1973.
Më shumë gjeni në dokumentarin "Kryet Nalt" kushtuar jetës dhe veprimtarisë së Hafiz Ali Krajës, realizuar nga Luljeta Progni dhe Kujto.al.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 339
